Bota

Netanyahu sinjalizon zgjerim të mundshëm të sulmeve ndaj Sirisë

Netanyahu pretendoi se forcat izraelite janë aktive në Siri dhe theksoi nevojën për të parandaluar një përforcim të masave të sigurisë në jugperëndim të vendit

Abdulbesar Ademi  | 15.07.2025 - Përdıtësım : 15.07.2025
Netanyahu sinjalizon zgjerim të mundshëm të sulmeve ndaj Sirisë Foto: AA/Arkiv

Kuds

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se operacionet ushtarake kundër Sirisë mund të intensifikohen, varësisht nga qëndrimi i qeverisë siriane, transmeton Anadolu.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në një njësi ushtarake izraelite në Luginën e Jordanit.

Netanyahu pretendoi se forcat izraelite janë aktive në Siri dhe theksoi nevojën për të parandaluar një përforcim të masave të sigurisë në jugperëndim të vendit.

Kryeministri izraelit foli edhe lidhur me sulmet e intensifikuara të kohëve të fundit në territorin sirian dhe sugjeroi se ato mund të vazhdojnë nëse vlerësohet e nevojshme.

Më herët, avionët luftarakë izraelitë nisën sulme të shumta ajrore duke shënjestruar Suwaydan në Sirinë jugore dhe Daraan në Sirinë jugperëndimore.

Sulmet erdhën derisa ministri sirian i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra, njoftoi një armëpushim të plotë në Suwayda pas negociatave me udhëheqësit e komunitetit lokal.

Dje, të paktën 30 persona u vranë dhe pothuajse 100 të tjerë u plagosën në përleshjet midis luftëtarëve të armatosur fisnor beduinë dhe milicive druze në Suwayda.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.