Bota

Netanyahu: Sanksionet e ashpra mund ta pengojnë Iranin të posedojë armë bërthamore

"Gjërat që do ta ngadalësojnë ose pengojnë Iranin në arritjen e armës bërthamore janë vetëm një kërcënim i besueshëm ushtarak dhe sanksionet e ashpra", tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Mustafa Deveci   | 26.02.2021
Netanyahu: Sanksionet e ashpra mund ta pengojnë Iranin të posedojë armë bërthamore

Kuds

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vetëm një kërcënim i besueshëm ushtarak dhe sanksionet e ashpra do ta ngadalësojnë ose pengojnë Iranin të posedojë armë bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një program në televizionin izraelit Kanal 13, Netanyahu bëri vlerësime lidhur me rendin e ditës, kryesisht deklarata për marrëveshjen bërthamore të Iranit me SHBA-në.

"Qëllimi më i rëndësishëm i Iranit është të eliminojë Izraelin", pretendoi Netanyahu, duke theksuar se do të bëjë çdo gjë që mundet për të parandaluar që Teherani të posedojë armë bërthamore.

Pyetjes "A përfshihet përdorimi i forcës ushtarake në këtë?", kryeministri Netanyahu iu përgjigj se "Përfshihet çdo gjë që është e nevojshme për të parandaluar që Irani të arrijë armë bërthamore".

Më tej duke pretenduar se është e gabuar mbështetja vetëm tek marrëveshjet, Netanyahu tha që "Gjërat që do ta ngadalësojnë ose pengojnë Iranin në arritjen e armës bërthamore janë vetëm një kërcënim i besueshëm ushtarak dhe sanksionet e ashpra".

Duke deklaruar se sanksionet kundër Iranit janë kryesisht të varura në masë të madhe nga presidenti amerikan, Joe Biden, Netanyahu vuri në dukje se Izraeli do të vazhdojë të jetë gjithmonë një "kërcënim i besueshëm ushtarak".

Ndërkohë, Netanyahu ka tërhequr vëmendjen me përgjigjen se "i besoj vetes time dhe vetes tonë" ndaj pyetjes nëse i beson apo jo Biden kur bëhet fjalë për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın