Netanyahu mohon përgjegjësinë për gjenocidin dhe urinë në Gaza
Lidhur me akuzat për gjenocid, ai pretendoi se “Izraeli po zbaton më shumë masa për të minimizuar viktimat civile sesa çdo ushtri në histori”

Stamboll
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përdori fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të hedhur poshtë akuzat për gjenocid dhe uri në Gaza, raporton Anadolu.
Duke mohuar raportet për uri në enklavën palestineze, Netanyahu pretendoi se “Izraeli po ushqen qëllimisht popullin e Gazës”.
Lidhur me akuzat për gjenocid, ai pretendoi se “Izraeli po zbaton më shumë masa për të minimizuar viktimat civile sesa çdo ushtri në histori”.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë në Gaza të paktën 65.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Duke e paraqitur konfliktin në terma më të gjerë, Netanyahu pretendoi se lufta e Izraelit ishte e pandashme nga siguria e Perëndimit.
“Jam i sigurt se ka njerëz në New York ose në Londër ose në Melburn e gjetkë që ndoshta mendojnë, çfarë lidhje ka e gjithë kjo me mua? Dhe përgjigja është... gjithçka, sepse armiqtë tanë janë armiqtë tuaj”, tha ai.
Ai akuzoi Iranin dhe grupet aleate se u përpoqën dy herë të vrasin presidentin e SHBA-së.
Fjalimi i Netanyahut në OKB erdhi mes largimit të një numri të madh delegatësh në shenjë proteste ndaj gjenocidit të vazhdueshëm izraelit në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.