Netanyahu i Izraelit planifikon të shtyjë zgjedhjet e përgjithshme në qershor 2026
Netanyahu shpreson të arrijë marrëveshje të reja normalizimi me Indonezinë dhe Arabinë Saudite para datës së re të propozuar të zgjedhjeve në qershor 2026

Kuds/Stamboll
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, planifikon të shtyjë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2026, në vend të datës së tyre të planifikuar më 3 nëntor të të njëjtit vit, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik KAN tha se Netanyahu shpreson të arrijë marrëveshje të reja normalizimi me Indonezinë dhe Arabinë Saudite para datës së re të propozuar të zgjedhjeve në qershor 2026.
Sipas transmetuesit izraelit, mundësitë për të arritur një marrëveshje me Arabinë Saudite janë "të arsyeshme", ndërsa gjasat për një marrëveshje të ngjashme me Indonezinë mbeten "të dobëta".
Megjithatë, sipas transmetuesit, Netanyahu po kërkon të paktën një arritje diplomatike që do t'i lejonte atij të hynte në zgjedhje me një vrull pozitiv politik.
Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga zyra e Netanyahut mbi raportin.
Sipas ligjit izraelit, qeveria, me rekomandimin e kryeministrit, mund të shpallë shpërbërjen e Knesetit (parlamentit) dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme, me kusht që vendimi të miratohet nga presidenti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.