Netanyahu anulon pjesëmarrjen në ceremoninë e pranimit të kufomave të 4 pengjeve të vrarë në Gaza
Hamasi tha se katër pengjet u vranë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës
Ankara
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu anuloi paraqitjen e tij në ceremoninë për pranimin e kufomave të katër pengjeve izraelite nga Gaza, transmeton Anadolu.
Grupi i rezistencës palestineze Hamasi këtë mëngjes ua dorëzoi kufomat përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës të enjten në mëngjes. Bëhet fjalë për kufomat e pengjeve Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj Ariel dhe Kfir si dhe Oded Lifshitz.
Sipas medias izraelite "Channel 12", ishte planifikuar që Netanyahu të merrte pjesë në ceremoninë e pranimit të katër kufomave, por kryeministri izraelit anuloi pjesëmarrjen e tij në minutën e fundit.
Hamasi tha se katër pengjet u vranë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës.
Dorëzimi i katër kufomave ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza, e cila hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë rreth 48.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.
