Bota

Nepal, qindra të zhvendosur dhe 2 të vdekur nga përmbytjet

Dil Kumar Tamang, kreu i Qendrës kombëtare të Operacioneve të Urgjencës, tha se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur

Ekip   | 16.06.2021
Nepal, qindra të zhvendosur dhe 2 të vdekur nga përmbytjet

Katmandu

Qindra persona janë zhvendosur pasi shirat musone shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Nepal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dil Kumar Tamang, kreu i Qendrës Kombëtare të Operacioneve të Urgjencës, tha se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur.

"Më shumë se 300 njerëz janë larguar nga fshatrat e tyre në rrethin e goditur Manang", tha Tamang, duke shtuar se rreth 27 punëtorë u shpëtuan nga një projekt hidroenergjetik në rrethin Sindhupalchok, në verilindje të kryeqytetit Katmandu.

Mbrëmë përmbytjet goditën qytetin Melamchi në rrethin Sindhupalchok, tha ai, duke shtuar se fatalitetet ende nuk janë përcaktuar.

Të shtunën, zyra Meteorologjike e vendit paralajmëroi reshje të mëdha shiu këtë javë, me paralajmërime se dhjetëra lumenj do të përmbytnin qytete në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın