Ndërprerje në linjën e trenave të shpejtësisë së lartë në Francën juglindore për shkak të një "akti vandalizmi"
Ministri francez i Transportit, konfirmoi se u është "vënë flakë qëllimisht" kabllove hekurudhore në jug të linjës Valence, duke i quajtur aktet "vandalizëm të papranueshëm" që po prishin rëndë trafikun dhe po prekin disa dhjetëra trena
Stamboll
Trafiku i trenave me shpejtësi të lartë në linjën juglindore të Francës është ndërprerë rëndë që nga mëngjesi i së hënës për shkak të një "akti vandalizmi", njoftoi operatori hekurudhor i vendit, transmeton Anadolu.
Operatori hekurudhor SNCF tha në faqen e tij të internetit se shërbimet e trenave u pezulluan në të dy drejtimet në linjën juglindore me shpejtësi të lartë midis Valence dhe Avignon "për shkak të një akti vandalizmi (zjarr në kabllot e sinjalizimit)".
Ai shtoi se vetëm pak trena mund të operonin nëpërmjet një rruge alternative, ndërsa shumë trena u anuluan.
SNCF shtoi se shërbimet normale të trenave pritet të rifillojnë të martën në mëngjes.
Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, konfirmoi gjithashtu në platformën amerikane të mediave sociale X se u është "vënë flakë qëllimisht" kabllove hekurudhore në jug të linjës Valence, duke i quajtur aktet "vandalizëm të papranueshëm" që po prishin rëndë trafikun dhe po prekin disa dhjetëra trena.
"Xhandarmeria është në vendngjarje: autorët e këtyre sabotimeve duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen rëndë", tha Tabarot.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
