Ndërprerje e madhe pasi trenat Eurostar anulohen për shkak të një problemi me furnizimin me energji në Tunelin e Kanalit
Anulimet dhe vonesat kanë shkaktuar “ndërprerje të mëdha” para periudhës kulmore të pushimeve të Vitit të Ri
Londër
Eurostar sot ka anuluar ose vonuar të gjitha shërbimet e trenave për shkak të një problemi me furnizimin me energji në Tunelin e Kanalit, duke shkaktuar “ndërprerje të mëdha” para periudhës kulmore të pushimeve të Vitit të Ri, transmeton Anadolu.
Eurostar njoftoi se për shkak të një problemi me furnizimin sipërfaqësor me energji në Tunelin e Kanalit dhe një dështimi pasues të një treni ‘Le Shuttle’, trenat me gjasë do të përjetojnë vonesa të rënda dhe anulime në minutën e fundit
Më vonë, shërbimi ndërkombëtar i trenave me shpejtësi të lartë tha se “këshillon fuqishëm” të gjithë pasagjerët e Eurostar-it që të ri-planifikojnë udhëtimin e tyre për një datë tjetër.
“Ju lutemi mos vini në stacion nëse nuk keni tashmë një biletë për të udhëtuar”, tha Eurostar në përditësimin e fundit.
Sipas faqes së internetit të shërbimit Eurostat, shërbimet mes Londrës, Parisit dhe Brukselit gjatë ditës janë anuluar ose vonuar.
Ndërkohë, BBC raportoi se pasagjerët në stacionin St. Pancras u informuan përmes njoftimeve në gjuhën angleze dhe frënge se të gjitha shërbimet janë anuluar për ditën e martë.
Eurostar operon në Evropën Perëndimore, duke lidhur Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
