Ndërtimi i Bazilikës La Sagrada Familia në Barcelonë drejt fundit
Ndërtimi i bazilikës ikonike në qytetin katalanas filloi në vitin 1882 dhe vazhdon tutje, duke e bërë një nga projektet më të gjata arkitekturore në histori

Shkup
Ndërtimi i Bazilikës La Sagrada Familia në Barcelonë të Spanjës po i afrohet fundi pas gati një shekulli i gjysmë që nga fillimi i punimeve, raporton Anadolu.
Ndërtimi i bazilikës ikonike në qytetin katalanas filloi në vitin 1882 dhe vazhdon tutje, duke e bërë një nga projektet më të gjata arkitekturore në histori.
Fillimisht i nisur nga arkitekti Francisco de Paula del Villar, projekti së shpejti i dorëzohet Antoni Gaudit dhe riformësohet plotësisht me qasjen e tij unike të projektimit.
Ndërtimi i bazilikës pritet të përfundojë në vitin 2026, në 100-vjetorin e vdekjes së Gaudi.
Pavarësisht se është e papërfunduar, La Sagrada Familia është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga monumentet më të vizituara të Spanjës.