Ndërtesat në Donbas akoma tregojnë shenjat e përplasjeve me Rusinë
Qyteti Avdiivka, që njihet si "qytet i fantazmave", që nga viti 2014 është nën hijen e luftës si pasojë e përleshjeve midis grupeve separatiste pro-ruse dhe forcave të qeverisë ukrainase ku u vranë më shumë se 13 mijë persona

Advivka
Ndërtesat e qytetit në rajonin Donetsk të Ukrainës akoma tregojnë shenjat e shumta të përplasjes me Rusinë, nga ku shumë banor lëshuan shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Avdiivka, që njihet si "qytet i fantazmave", që nga viti 2014 është nën hijen e luftës si pasojë e përleshjeve midis grupeve separatiste pro-ruse dhe forcave të qeverisë ukrainase ku u vranë më shumë se 13 mijë persona.
Qyteti me një popullsi prej rreth 30 mijë banorësh, ndodhet më pak se 15 kilometra larg vijës së kontaktit në rajonin lindor Donbas të përfshirë nga konflikti, respektivisht linjës midis zonave të kontrolluara nga Ukraina dhe vendeve nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Rusia, që akuzohet për grumbullimin e mijëra trupave pranë kufirit me Ukrainën, ka njoftuar se disa nga ushtarët e saj pas përfundimit të stërvitjeve luftarake janë larguar për në bazat e tyre.
Ajo po ashtu mohon përgatitjen për një sulm. Megjithatë, Perëndimi mbetet skeptik, me zyrtarët evropianë që thonë se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo kohë.
Dje, Moska tha se Washingtoni dështoi të japë "një përgjigje konstruktive" për çështjet kryesore, të tilla si ndalimi i zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.