Bota

Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Val Kilmer, ylli i "Top Gun" dhe "Batman"

Kilmer ndërroi jetë nga pneumonia. Ai është trajtuar për kancer në fyt pasi u diagnostikua në vitin 2014, por u shërua në vitin 2021, derisa sëmundja e la atë tërësisht pa zë

Efe Özkan  | 02.04.2025 - Përdıtësım : 02.04.2025
Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Val Kilmer, ylli i "Top Gun" dhe "Batman" Foto: Val Kilmer / FB

Istanbul

Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në "Top Gun", "Batman Forever" dhe "The Doors", ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, transmeton Anadolu.

Kilmer është trajtuar për kancer në fyt pasi u diagnostikua në vitin 2014, por u shërua në vitin 2021, derisa sëmundja e la atë tërësisht pa zë.

Sipas vajzës së aktorit, Mercedes Kilmer, ai ndërroi jetë nga pneumonia.

Aktori 65-vjeçar fitoi famën në vitet 1980 si një i talentuar i stërvitur nga shkolla "Juilliard", duke shfaqur potencialin kryesor të krahasueshëm me bashkë-yllin e tij në "Top Gun", Tom Cruise.

Në kulmin e karrierës së tij, ai fitoi 6 milionë dollarë për film dhe zhvilloi një reputacion se ishte jashtëzakonisht i vështirë për të punuar me të.

Kilmer lindi më 31 dhjetor të vitit 1959 në Los Angeles të Kalifornisë, u rrit në Chatsworth në Los Angeles së bashku me dy vëllezërit e tij, shkoi në shkollë të mesme me aktorin Kevin Spacey dhe më vonë ndoqi sektorin e dramës në shkollën "Julliard".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın