Bota

Ndërron jetë Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump

"Ajo ishte një grua e bukur dhe e mrekullueshme që jetoi një jetë frymëzuese", ka thënë ish-presidenti amerikan Donald Trump

Mücahit Oktay  | 15.07.2022 - Përdıtësım : 18.07.2022
Ndërron jetë Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump

New York

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë lajmin se gruaja e tij e parë dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Ivana Trump, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare në shtëpinë e saj në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke njoftuar vdekjen e ish-gruas së tij në një postim në platformën e tij të medias sociale "Truth Social", Trump tha: "Me keqardhje të madhe informoj shumë njerëz që e donin Ivana Trump-in, se ajo vdiq në shtëpinë e saj në New York”.

"Ajo ishte një grua e bukur dhe e mrekullueshme që jetoi një jetë frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj Donald Jr, Ivanka dhe Eric. Ajo ishte krenare për fëmijët e saj, siç ishim të gjithë krenarë për të. Pusho në paqe Ivana!", është shprehur ish-presidenti amerikan.

E lindur në Çeki, Ivana u martua me Donald Trump-in, një nga investitorët më të famshëm të pasurive të paluajtshme të kohës, në New York në vitin 1977.

Në vitin 2016 ajo mbështeti kandidaturën e Trump-it për zgjedhjet presidenciale, kurse më 2017, shkroi librin mbi amësinë "Raising Trump".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın