Bota

Ndërron jetë Esam el-Erian, një nga liderët e Vëllazërisë Muslimane

Në lajmet e shtypit lokal thuhet se Erian ka vdekur në mënyrë të natyrshme për shkak të një sulmi në zemër

Halime Afra Aksoy  | 13.08.2020 - Përdıtësım : 14.08.2020
Ndërron jetë Esam el-Erian, një nga liderët e Vëllazërisë Muslimane

Stamboll

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, Esam el-Erian, një nga liderët e Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) i cili ishte në burg në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdulmunim Abdulmaksud, avokati i Erian, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se autoritetet e sigurisë i kanë përcjellë informacionin për vdekjen e Erian i cili ndodhej në burg.

Duke bërë të ditur se nuk ka informacion lidhur me shkakun e vdekjes, Abdulmaksud tha se "Nuk e di nëse Erian ka vdekur në burg apo në spital".

"I kam dhënë familjes lajmin për vdekjen dhe kanë filluar proceset e nevojshme pas vdekjes", shtoi më tej Abdulmaksud.

Ndërsa në lajmet e shtypit lokal thuhet se Erian ka vdekur në mënyrë të natyrshme për shkak të një sulmi në zemër.

Ndërkohë nga Ministria e Brendshme nuk është bërë ende një deklaratë lidhur me çështjen.

Erian ka kryer aktivitete në pozicione të ndryshme të Ihvan-it para se ushtria të konfiskonte qeverinë në vitin 2013 dhe para se presidenti i parë i zgjedhur i vendit i ndjeri Mohamed Morsi të largohej nga detyra.

Ndaj Erian-it që gjykohej me akuza të ndryshme, ishin dhënë disa dënime me burg të përjetshëm (25 vite) në disa gjykime të kryera ndaj tij me akuzat për "bastisje në kufirin lindor" dhe gjykimin e njohur si "Kalyub".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.