Bota

Ndërroi jetë ish-presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani

Agjencia iraniane e lajmeve lajmëroi se Rafsanjani paraprakishtë u shtri në spital për shkak të problemeve me zemrën

Ekip  | 08.01.2017 - Përdıtësım : 09.01.2017
Ndërroi jetë ish-presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani

Teheran

TEHRAN (AA) – Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve raporton se ish-presidenti i këtij vendi, Akbar Hashemi Rafsanjani, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Agjencia iraniane e lajmeve lajmëroi se Rafsanjani është trajtuar më parë në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Detyrën e presidentit të Iranit, Rafsanjani e ka kryer nga viti 1989 deri në vitin 1997, ndërsa konsiderohet si një politikan me ndikim i cili ka pasur rol vendimtar në politikën e Iranit. 

Ai ka mbështetur Hassan Rouhani, presidentin e tanishëm iranian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın