Bota

NBA, Toronto Raptors shënon fitoren e 14-të radhazi

Kampionët aktualë fituan përballë Brooklyn Nets me rezultatin e ngushtë 119-118, duke shënuar fitoren e 39-të totale në këtë sezon

Yunus Kaymaz  | 09.02.2020 - Përdıtësım : 09.02.2020
NBA, Toronto Raptors shënon fitoren e 14-të radhazi

Stamboll

Toronto Raptors e ka çuar në 14 serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) me fitoren e mbrëmshme kundër Brooklyn Nets, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampionët aktualë mposhtën kundërshtarët me rezultatin e ngushtë 119-118, duke shënuar fitoren e 39-të totale në këtë sezon.

Lojtarët më të dalluar për Toronton ishin Fred VanVleet me 29 pikë Serge Ibaka dhe Pascal Siakam me nga 20 pikë.

Ndërkaq, 37 pikët koshashënuesit më të mirë të ndeshjes Caris LeVert nuk mjaftuan që Brooklyn Nets të shënojë fitoren. Basketbollistë të tjerë të dalluar te Nets ishin edhe Spencer Dinwiddie me 21 pikë dhe 11 asistime dhe DeAndre Jordan me 15 pikë dhe 14 kërcime.

Rekordi i mëparshëm i klubit me fitore të njëpasnjëshme ishte 12 ndeshje.

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA janë si në vijim:

Orlando Magic-Milwaukee Bucks: 95-111

Charlotte Hornets-Dallas Mavericks: 100-116

Detroit Pistons-New York Knicks: 92-95

Toronto Raptors-Brooklyn Nets: 119-118

Indiana Pacers-New Orleans Pelicans: 117-124

Minnesota Timberwolves-Los Angeles Clippers: 142-115

Golden State Warriors-Los Angeles Lakers: 120-125

Phoenix Suns-Denver Nuggets: 108-117

Sacramento Kings-San Antonio Spurs: 122-102

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın