NATO: Turqia është kontribuese e rëndësishme në misionin e Irakut
Gjeneral majori Dany Fortin, i cili foli për AA në Bruksel, theksoi se Turqia është një aleat i rëndësishëm dhe kontribuese e rëndësishme në misionin e NATO-s në Irak

Bruksel
Një gjeneral i NATO-s ka deklaruar se Turqia është një kontribuese e rëndësishme në misionin e aleancës në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral majori Dany Fortin, i cili foli për AA në Bruksel, theksoi se Turqia është një aleat i rëndësishëm dhe kontribuese e rëndësishme në misionin e NATO-s në Irak.
“Ne jemi mirënjohës për kontributet e Turqisë në selinë e misionit, si dhe në instruktorët dhe këshilltarët në shkollën ushtarake të Administrimit dhe Logjistikës në Taji”, tha Fortin, duke iu referuar një prej shkollave ushtarake në Irak ku NATO ofron trajnime.
Misioni i NATO-s në Irak u krijua tetorin e kaluar për të përforcuar forcat e sigurisë në luftën kundër DEASH-it. Misioni përfshin disa qindra trajnerë, këshilltarë dhe staf mbështetës.
Qëllimi përfundimtar i misionit të trajnimit jo-luftarak dhe ngritjes së kapaciteteve është një tranzicion nga të huajt që trajnojnë trupat irakiane që ata të trajtojnë trupat e vendit të tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.