Bota

NATO: Po punojmë t'i zgjidhim shqetësimet legjitime të Türkiye-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se Türkiye ka shqetësime legjitime për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe se po përpiqen t'i zgjidhin ato

Ömer Tuğrul Çam   | 23.06.2022
NATO: Po punojmë t'i zgjidhim shqetësimet legjitime të Türkiye-s

Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Türkiye (Turqia) ka shqetësime legjitime për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe se po përpiqen t'i zgjidhin ato, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg pas takimit me kryeministrin çek, Petr Fiala në selinë e NATO-s tha se një nga çështjet që do të diskutohet në Samitin e Madridit në 28-30 qershor janë aplikimet e Finlandës dhe Suedisë. Ai i vlerësoi aplikimet si zhvillime "historike".

Duke thënë se duan të adresojnë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve dhe të bëjnë përparim në procesin e anëtarësimit, Stoltenberg tha: "Türkiye ka shqetësime legjitime të sigurisë. Ne po punojmë me Finlandën dhe Suedinë për t'i zgjidhur ato".

Lidhur me çështjet që do të diskutohen në Samitin e Madridit, Stoltenberg tha se do të pranohet dokumenti i ri i Konceptit Strategjik të Aleancës. "Do të diskutohet ndihma për Ukrainën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do t'u drejtohet liderëve dhe do të analizohen shpenzimet e NATO-s dhe ndarja e barrës", tha Stoltenberg.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın