Bota

NATO përkujton viktimat e tërmeteve të vitit 2023 në Turqi

“NATO qëndroi me Turqinë atëherë dhe qëndrojmë me ju edhe tani”, theksoi zëdhënësja e NATO-s

Seyit Şamil Kurt  | 07.02.2026 - Përdıtësım : 07.02.2026
NATO përkujton viktimat e tërmeteve të vitit 2023 në Turqi

Stamboll

NATO ka përkujtuar viktimat e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë tre vjet më parë dhe riafirmoi solidaritetin e saj me vendin, në prag të samitit të ardhshëm të aleancës në kryeqytetin turk, transmeton Anadolu.

Dy tërmete më 6 shkurt të vitit 2023, me epiqendër në provincën jugore Kahramanmaras, shkaktuan shkatërrime të mëdha në 11 provinca të Turqisë jugore, duke rezultuar në dhjetëra mijëra viktima dhe dëme të gjera në infrastrukturë dhe banesa.

Në një deklaratë të shpërndarë në platformën sociale amerikane X, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha se NATO kishte ofruar transport ajror strategjik dhe kapacitete strehimi për mijëra persona të zhvendosur.

“Teksa presim Samitin e NATO-s në Ankara, kujtojmë tërmetet shkatërruese që goditën tre vjet më parë, duke shkaktuar kaq shumë vuajtje”, tha në platformën sociale amerikane X, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, duke shtuar se NATO-ja kishte ofruar transport ajror strategjik dhe kapacitete strehimi për mijëra persona të zhvendosur

“NATO qëndroi me Turqinë atëherë dhe qëndrojmë me ju edhe tani”, theksoi zëdhënësja e NATO-s.

Turqia do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s 2026 më 7 dhe 8 korrik në kryeqytetin Ankara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın