Bota

NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare të aleancës

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euroatlantike më të sigurt”, thuhet në deklaratën e samitit të Madridit

Beyza Binnur Dönmez  | 29.06.2022 - Përdıtësım : 29.06.2022
NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare të aleancës

Madrid

NATO ka ftuar zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare të aleancës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi vjen në kuadër të deklaratës së samitit të Madridit pas takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s.

“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit. Në çdo pranim në aleancë, është me rëndësi jetike që shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjithë aleatëve të trajtohen siç duhet”, thanë anëtarët e NATO-s.

Anëtarët gjithashtu “përshëndeti përfundimin e memorandumit trepalësh” midis Türkiye-s, Finlandës dhe Suedisë.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euroatlantike më të sigurt”, thuhet në deklaratën e samitit të Madridit.

Më poshtë janë vendimet e tjera të krerëve të vendeve anëtare të NATO-s:

- Aleanca miratoi Konceptin Strategjik të ri që rikonfirmon përgjegjësinë për të garantuar mbrojtjen e saj kolektive.

- Rusia është përshkruar si “kërcënimi më domethënës dhe më i drejtpërdrejtë” për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e aleatëve në zonën euroatlantike.

- Së bashku me Ukrainën, NATO vendosi për një paketë të forcuar mbështetjeje, duke përshpejtuar shpërndarjen e pajisjeve të mbrojtjes jo-vdekjeprurëse dhe duke modernizuar sektorin e mbrojtjes së Kievit.

- Aleatët pranuan se po përballen me “konkurrencë sistematike” nga këta, përfshirë Kinën, të cilët sfidojnë “interesat dhe sigurinë e aleancës, që kërkojnë të minojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

- NATO vendosi të krijojë Përshpejtuesin e Inovacionit të Mbrojtjes për të forcuar avantazhin teknologjik të aleancës.

- Është vendosur një synim për të ulur ndjeshëm emetimet e gazeve serrë nga strukturat dhe objektet politike dhe ushtarake të NATO-s, duke ruajtur efektivitetin operacional, ushtarak dhe kosto-efektiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın