Bota

Namazi i parë i xhumasë në Gaza pas marrëveshjes së armëpushimit

Besimtarët palestinezë u mblodhën në xhaminë "Faruk" për namazin e xhumasë pas marrëveshjes së armëpushimit

Ajdin Aliji  | 10.10.2025 - Përdıtësım : 10.10.2025
Namazi i parë i xhumasë në Gaza pas marrëveshjes së armëpushimit Foto: Khames Alrefi /AA

Shkup

Në Gaza u fal sot namazi i parë i xhumasë pa sulme izraelite pasi u arrit marrëveshja ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, raporton Anadolu.

Qindra palestinezë në Gaza u mblodhën për namazin e parë të xhumasë pas armëpushimit me Izraelin.

Besimtarët palestinezë u mblodhën në xhaminë "Faruk" për namazin e xhumasë pas marrëveshjes së armëpushimit ku shihen disa pjesë të xhamisë të cilat janë dëmtuar gjatë sulmeve izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi se armëpushimi në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi sot në mesditë pas marrëveshjes së arritur në Egjipt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın