Bota

Në sulmin e Izraelit ndaj një tende të palestinezëve në Gaza vriten 5 persona

Të paktën 5 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj tendës në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur në pjesën qendrore të Rripit të Gazës

Safiye Karabacak  | 24.03.2025 - Përdıtësım : 25.03.2025
Në sulmin e Izraelit ndaj një tende të palestinezëve në Gaza vriten 5 persona

Istanbul

Të paktën 5 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj tendës në të cilën ishin të strehuar palestinezë të zhvendosur në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon mbi burimet vendase, ushtria izraelite bombardoi një tendë në të cilën ishin strehuar persona të zhvendosur, tendë kjo e cila ndodhet në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulm humbën jetën 5 palestinezë ndërsa 12 të tjerë u plagosën, thuhet në lajmin në të cilin bëhet e ditur se të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalin Al-Awda.

Ushtria izraelite rifilloi sulme të ashpra në Rripin e Gazës mëngjesin e 18 marsit, duke shkelur armëpushimin që hyri në fuqi më 19 janar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın