Bota

Rritet në të paktën 182 numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit ndaj Libanit

Ministria libaneze njoftoi numrin e humbjes së jetëve të shkaktuara nga sulmet e pashembullt të kryera nga Izraeli që nga orët e mëngjesit ndaj fshatrave dhe qytezave në jug dhe juglindje të Libanit

Wassim Samih Seifeddine, Safiye Karabacak  | 23.09.2024 - Përdıtësım : 23.09.2024
Rritet në të paktën 182 numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit ndaj Libanit Foto: Ramiz Dallah/AA

Bejrut

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka njoftuar se është rritur në të paktën 182 numri i të vdekurve në sulmet e sotme të Izraelit ndaj Libanit, transmeton Anadolu.

- Libani do të hap shkollat për të strehuar civilët e zhvendosur mes sulmeve intensive izraelite

Ministria libaneze njoftoi numrin e humbjes së jetëve të shkaktuara nga sulmet e pashembullt të kryera nga Izraeli që nga orët e mëngjesit ndaj fshatrave dhe qytezave në jug dhe juglindje të Libanit.

Sipas ministrisë, nga sulmet e Izraelit që shënjestruan fshatrat dhe qytezat libaneze numri i të vdekurve është rritur në të paktën 182, ndërsa numri i të plagosurve në 727.

Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve si pasojë e rreth 350 sulmeve ajrore përfshihen gra, fëmijë dhe punonjës shëndetësorë.

Ushtria izraelite më vonë u bëri thirrje civilëve në jug të Libanit që të evakuohen dhe të qëndrojnë larg shtëpive dhe ndërtesave që ajo pretendonte se i përkisnin Hezbollahut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın