Bota

Në një sulm të armatosur në Kudsin Lindor të pushtuar vriten 6 persona

Policia izraelite njoftoi se dy persona të akuzuar për kryerjen e sulmit u vranë në kryqëzimin Ramot

Faruk Hanedar  | 08.09.2025 - Përdıtësım : 08.09.2025
Në një sulm të armatosur në Kudsin Lindor të pushtuar vriten 6 persona Foto: Mostafa Alkharouf/AA

Kuds

Gjashtë persona u vranë në një sulm me armë zjarri ndaj një autobusi në kryqëzimin Ramot pranë një vendbanimi të paligjshëm hebre në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në lajmin e kanalit televiziv shtetëror izraelit KAN, i cili bazohet tek një zyrtar sigurie, pretendohet se dy autorët e sulmit që vranë gjashtë persona, vinin nga fshatra pranë Ramallahut. Gjithashtu u transmetua se ushtria ka mbyllur në të dy drejtimet pikat e kontrollit të përdorura për kalim në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulm u vranë një rabin 43-vjeçar, një burrë rreth moshës 50-vjeçare, tre burra rreth moshës 30-vjeçare dhe një grua rreth 50-vjeçe.

Shërbimi Izraelit i Ndihmës Emergjente, Ylli i Kuq i Davidit, raportoi se 12 persona u transportuan në spitale pasi morën ndihmë mjekësore të ekipeve. Më tej informohet se 7 persona të plagosur nga të shtënat me armë janë në gjendje kritike, dy kalimtarë pësuan lëndime të mesme dhe tre pësuan lëndime të lehta nga xhamat e thyer, ndërsa disa të tjerë pësuan sulme paniku.

Policia izraelite njoftoi se dy persona të akuzuar për kryerjen e sulmit u vranë në kryqëzimin Ramot.

Transmetohet se rrugët që të çojnë në vendin e ngjarjes u mbyllën dhe në zonë u dërguan përforcime.

Në anën tjetër, në vendin e sulmit mbërritën edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

U raportua se Netanyahu, i cili duhej të dëshmonte sot në gjykatë ku po zhvillohet gjyqi i tij për korrupsion, nuk do të paraqitet në gjykatë për shkak të "incidentit të sigurisë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın