Bota

Në Gjermani arrestohet siriani Fahad A. i akuzuar për tortura në periudhën e Asadit

Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Federal, thuhet se Fahad A. ka qenë me detyrë në Burgun Al-Khatib, i njohur si qendër sekrete torturash në Damask, dhe se ai akuzohet për vrasje, torturë dhe privim nga liria.

Cüneyt Karadağ  | 27.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
Në Gjermani arrestohet siriani Fahad A. i akuzuar për tortura në periudhën e Asadit

Berlin

Siriani Fahad A. është arrestuar në Gjermani për krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së regjimit të Bashar Asadit në Siri, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Federal, thuhet se Fahad A. ka qenë me detyrë në Burgun Al-Khatib, i njohur si qendër sekrete torturash në Damask, dhe se ai akuzohet për vrasje, torturë dhe privim nga liria.

Në deklaratë thuhet se Fahad A. kontribuoi në dhunën e rëndë fizike dhe torturën e të burgosurve në të paktën 100 marrje në pyetje.

Si pasojë e një keqtrajtimi të tillë dhe kushteve të tmerrshme të burgut kanë humbur jetën të paktën 70 të burgosur, thuhet në deklaratë.

"Në atë kohë, presidenti i regjimit sirian, Bashar al-Asad, filloi një goditje brutale ndaj aktiviteteve antiqeveritare, duke shtypur me dhunë opozitën në gjithë vendin. Shërbimet e inteligjencës siriane luajtën një rol kyç në këtë proces. Në këtë kontekst, anëtarë të vërtetë ose të supozuar të opozitës u arrestuan, u ndaluan, u burgosën, u torturuan dhe madje u vranë pa asnjë bazë ligjore", tha Zyra e Prokurorit.

Në anën tjetër, Gjykata e Lartë e Shtetit të Koblencit, në vitin 2022 dënoi me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit një sirian me emrin Anwar Raslan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın