Bota

Në fillim të 2020-tës, uria mund të prekë 5,5 milionë njerëz në Sudanin Jugor

“Ne i dimë problemet që ne kemi pasur në Sudanin e Jugut, por shirat dhe përmbytjet kanë shkaktuar një katastrofë kombëtare dhe janë shumë më keq sesa dikush mund t’i parashikojë”, tha Beasley

Ekip   | 12.12.2019
Në fillim të 2020-tës, uria mund të prekë 5,5 milionë njerëz në Sudanin Jugor

Ankara

Kombet e Bashkuar (OKB) kanë paralajmëruar se afërsisht 5,5 milionë njerëz në Sudanin e Jugut pritet t’i prekë uria në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të “thatësirës, rrënimit nga përmbytjet dhe të ardhmes së pasigurt politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas drejtorit ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), David Beasley, “me të gjitha katastrofat nëpër botë, gjëja e fundit që na duhet është një tjetër”.

“Ne i dimë problemet që kemi pasur në Sudanin e Jugut, por shirat dhe përmbytjet kanë shkaktuar një katastrofë kombëtare dhe janë shumë më keq sesa dikush mund t’i parashikojë”, tha Beasley në një raportin të botuar nga WFP.

Beasley po ashtu tha se ai ka frikë se Sudani i Jugut do të përballet me urinë, duke bërë thirrje për mbështetje të menjëhershme në mënyrë që të shpëtojnë njerëzit e këtij vendi.

“Në fakt, nëse nuk marrim fonde gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne në kuptimin e plotë të fjalës do të shohim urinë. Ne kemi nevojë për mbështetje, kemi nevojë për ndihmë dhe kemi nevojë për atë tani”, tha Beasley.

Sipas raportit të WFP-së, Sudani i Jugut mbijetoi urinë katër muaj në vitin 2017 vetëm përmes “një reagimi të përbashkët të bashkuar në shkallë të gjerë”.

Tani, sipas ekspertëve, thuhet në raport, perspektiva e sigurisë së ushqimit në vend nuk ka qenë kurrë kaq e keqe.

“Rreth një milion njerëz kanë vuajtur drejtpërdrejt përmbytjet të cilat shkatërruan 73 mijë tonë metrikë të të korrave dhe zhdukën dhjetëra mijëra bagëti nga të cilat njerëzit varen për mbijetesë”, tha raporti.

WFP shprehu nevojë urgjente për 100 milionë dollarë në muajin e ardhshëm në mënyrë që të “blejë dhe të pozicionojë ushqim”, para sezonit të shirave që priten në muajin maj dhe në mes të trazirave të vazhdueshme politike mbi të ardhmen e vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın