Në Arabinë Saudite instalohet sistemi i parë i mbrojtjes ajrore THAAD i prodhuar në SHBA
Raportohet se sistemi THAAD u vu në funksionim pasi u kryen testet dhe provat e nevojshme dhe personelit iu dha trajnim në terren

Rijad
Sistemi i Mbrojtjes Ajrore Rajonale në Lartësi të Larta (THAAD) i prodhuar në SHBA u instalua në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, sistemi THAAD u vu në funksionim pasi u kryen testet dhe provat e nevojshme dhe personelit iu dha trajnim në terren.
Në Institutin e Forcave të Mbrojtjes Ajrore në Xheda u mbajt një ceremoni për të shënuar krijimin e sistemit të mbrojtjes ajrore THAAD, i pari i këtij lloji në Arabinë Saudite.
Në ceremoni mori pjesë komandanti i Forcave Ajrore, Mazid bin Suleiman al-Amr.
Al-Amr ia dorëzoi flamurin e njësisë, komandantit të njësisë që do të kontrollojë sistemin THAAD.
Sistemi i raketave balistike THAAD i prodhuar në SHBA u ndërtua në kuadër të një projekti mbrojtës që synonte rritjen e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë së Arabisë Saudite dhe kapacitetin e saj për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe objektet jetësore.
Njoftohet se Sistemi Rajonal i Mbrojtjes Ajrore në Lartësi të Lartë (THAAD), një sistem mbrojtës nga raketat balistike që i përket Forcave Tokësore të SHBA-së, u zhvillua nga kompania Lockheed Martin kundër kërcënimeve me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.