Në Abu Dhabi përfundon raundi i dytë i bisedimeve për paqe midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së
Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha për agjencinë e lajmeve RBC-Ukraine se bisedimet ishin "konstruktive"
Stamboll
Njoftothet se ka ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve për paqe të mbajtura në Abu Dhabi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, transmeton Anadolu.
Nuk ka pasur konfirmime zyrtare, por mediat ruse dhe ukrainase raportuan se bisedimet e mbajtura të mërkurën dhe të enjten kanë përfunduar.
Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha për agjencinë e lajmeve RBC-Ukraine se bisedimet ishin "konstruktive".
Më parë, i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili mori pjesë në bisedimet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, shkroi në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X se Moska dhe Kievi ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte.
Ai tha se negociatat ishin "të detajuara dhe produktive".
"Ndërsa mbetet punë e rëndësishme, hapa të tillë tregojnë se angazhimi i qëndrueshëm diplomatik po jep rezultate të prekshme dhe po përparon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë", tha ai, duke shtuar se diskutimet do të vazhdojnë, me "progres shtesë të parashikuar në javët e ardhshme".
Ministria ruse e Mbrojtjes më vonë tha se 157 ushtarakë u shkëmbyen nga secila palë dhe tre civilë rusë u kthyen gjithashtu.
“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara ofruan ndihmë humanitare në kthimin e ushtarakëve rusë nga robëria”, tha ministria.
Ukraina ende nuk ka komentuar për shkëmbimin, i pari që nga tetori 2025, për të cilin u ra dakord gjatë tre raundeve të bisedimeve në Stamboll.
Dy ditët e konsultimeve të para u mbajtën më 23-24 janar, gjithashtu në Abu Dhabi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
