Bota

Muzikantët luajnë jashtë Teatrit të Operës në Milano për të treguar solidaritet me Palestinën

Ngjarja e titulluar “Muzikë kundër heshtjes” ushte pjesë e një iniciative më të gjerë të mbajtur në disa dy qytete italiane, me qëllim për të thyer heshtjen dhe për të rritur ndërgjegjësimin për gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza

Abdulbesar Ademi  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Muzikantët luajnë jashtë Teatrit të Operës në Milano për të treguar solidaritet me Palestinën

Milano

Rreth 100 muzikantë janë mbledhur përpara Teatrit të Operës La Scala në Milano për të performuar një koncert në solidaritet me popullin palestinez, raporton Anadolu.

Ngjarja e titulluar “Muzikë kundër heshtjes” ushte pjesë e një iniciative më të gjerë të mbajtur në disa dy qytete italiane, me qëllim për të thyer heshtjen dhe për të rritur ndërgjegjësimin për gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza.

Muzikantët para teatrit historik në Milano performuan një gamë të gjerë veprash muzikore, përfshirë Bella Ciao, Rekuiemin e Mozartit dhe Mawtini, si dhe himnin kombëtar palestinez.

Gjatë shfaqjes, pjesëmarrësit valëvitnin flamuj palestinezë dhe brohorisnin slogane “Liri për Palestinën”.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar me ofensivën brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın