Bota

Muzeu “Qyteti i Historive të Gjalla” prezanton trashëgiminë e Luftës së Dytë Botërore në Rusi

Ekspozita përfshin pajisje origjinale të përdorura në frontet e Luftës së Dytë Botërore, dokumente arkivore, si dhe materiale multimediale që tregojnë historitë e ushtarëve sovjetikë që morën pjesë në mbrojtjen e Moskës

Abdulbesar Ademi  | 08.11.2025 - Përdıtësım : 08.11.2025
Muzeu “Qyteti i Historive të Gjalla” prezanton trashëgiminë e Luftës së Dytë Botërore në Rusi Foto: Sefa Karacan/AA

Moskë

Muzeu “Qyteti i Historive të Gjalla” është hapur në Sheshin e Kuq të Moskës, duke ekspozuar automjete ushtarake të Ushtrisë së Kuqe për të shënuar 84-vjetorin e paradës historike të vitit 1941, e mbajtur gjatë Luftës së Madhe Patriotike, raporton Anadolu.

Ekspozita përfshin pajisje origjinale të përdorura në frontet e Luftës së Dytë Botërore, dokumente arkivore, si dhe materiale multimediale që tregojnë historitë e ushtarëve sovjetikë që morën pjesë në mbrojtjen e Moskës.

Sipas organizatorëve, muzeu synon të ruajë kujtesën historike dhe të afrojë brezat e rinj me ngjarjet që formësuan identitetin e vendit. Vizitorët mund të përjetojnë rindërtime virtuale të betejave kryesore dhe të dëgjojnë rrëfime autentike nga dëshmitarë të mbetur të asaj periudhe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.