Bota

Musk në Pekin: Interesat e SHBA-së dhe Kinës janë të ndërthurura si binjakët siamezë

Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, mbërriti në Pekin me një avion privat dhe u takua me kryediplomatin kinez Qin Gang

Amir Latif Arain  | 30.05.2023 - Përdıtësım : 31.05.2023
Musk në Pekin: Interesat e SHBA-së dhe Kinës janë të ndërthurura si binjakët siamezë

Ankara

Miliarderi Elon Musk, themeluesi i kompanisë Tesla, u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang, pak pas arritjes në Pekin për vizitën e tij të parë në Kinë që nga viti 2020, raporton Anadolu.

Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, mbërriti në Pekin me një avion privat në pronësi të Tesla-s.

Vizita erdhi pas një konkurrence gjithnjë e më të madhe me të cilën Tesla po përballet aktualisht me automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, por edhe mes pasigurisë mbi planet për zgjerimin e fabrikës së korporatës së tij në Shangai.

"Kina do të vazhdojë të promovojë në mënyrë të palëkundur hapjen e nivelit të lartë dhe është e përkushtuar të krijojë një mjedis biznesi më të mirë të orientuar drejt tregut të legalizuar dhe ndërkombëtarizuar për kompanitë nga e gjithë bota, përfshirë Tesla-n", tha kreu i diplomacisë kineze në një deklaratë pas takimit me Musk.

Gang shtoi se nga marrëdhëniet e shëndetshme, të qëndrueshme dhe konstruktive kinezo-amerikane përfitojnë jo vetëm të dyja vendet, por mbarë bota.

Musk tha se interesat e SHBA-së dhe Kinës janë të ndërthurura si binjakët siamezë.

"Tesla është kundër ndarjes dhe shkëputjes së zinxhirëve dhe është e gatshme të vazhdojë të zgjerojë biznesin e saj në Kinë dhe të shpërndajë mundësitë e zhvillimit të Kinës", tha Musk.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın