Bota

Muri Kinez çdo ditë vizitohet nga mijëra turistë

Njërën pjesë të tij, që gjendet rreth 80 kilometra nga Pekini, çdo ditë e vizitojnë mijëra turistë

Vesna Besiç  | 04.12.2018 - Përdıtësım : 04.12.2018
Muri Kinez çdo ditë vizitohet nga mijëra turistë ( Utku Uçrak - Anadolu Agency )

Pekın

PEKIN (AA) – Turistët nga çdo cep i botës për çdo ditë vizitojnë Murin Kinez, një nga atraksionet më të njohura turistike në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Njërën pjesë të tij, që gjendet rreth 80 kilometra nga Pekini, çdo ditë e vizitojnë mijëra turistë.

Muri Kinez përfaqëson një sërë mure të vogla me fortifikime të ndërtuara prej guri, tulla, dru, dhe materiale të ndryshme. Më shumë se njëzet dinasti morën pjesë në ndërtimin e tij, i cili filloi në shekullin e 3-të para erës së re.

Muri është rreth 8.850 kilometra i gjatë dhe shtrihet nga veriu në perëndim. Dinastia Kin ishte e para që filloi ndërtimin e murit për të mbrojtur veten kundër sulmit të fiseve nomade mongole.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın