Bota

MPJ e Rusisë: Vendimi i Parlamentit të Letonisë, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Parlamentit të Letonisë për të cilësuar Rusinë si "shtet sponsorizues të terrorizmit" është kundër ligjit ndërkombëtar

Dmitri Chirciu  | 12.08.2022 - Përdıtësım : 13.08.2022
MPJ e Rusisë: Vendimi i Parlamentit të Letonisë, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Moskë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë tha se vendimi i Parlamentit të Letonisë për të cilësuar Rusinë si "shtet sponsorizues të terrorizmit" është kundër ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë, kujtohet se deputetët e Parlamentit letonez e kanë cilësuar dje Rusinë si “shtet që mbështet terrorizmin”.

Duke theksuar se ky ishte një vendim "provokues", në deklaratë thuhet se "Ky hap i Parlamentit letonez është kundër ligjit ekzistues ndërkombëtar dhe shkel parimin e barazisë sovrane të shteteve të përfshirë në nenin 2 të Kartës së OKB-së".

Në deklaratën e MPJ-së ruse thuhet se "Qeveria letoneze ndjek politikë kundër Rusisë, mbështet nazizmin dhe inkurajon dërgimin e qytetarëve të saj në Ukrainë si mercenarë. Deputetët letonezë duhet të ndalojnë veprimet provokuese dhe të kujtojnë se nga cilët njerëz janë zgjedhur, duke u fokusuar në interesat e vendit të tyre dhe qytetarëve të tyre".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın