Mozaiku 2 mijë vjeçar i epokës romake kthehen nga Gjermania në Itali
Mozaiku që përshkruan një çift të dashuruarish, i ekspozuar në Auditoriumin në Stutgart të Gjermanisë, u kthye në Parkun Arkeoplogjik të Pompeit në Napoli

Napoli
Një mozaik i epokës romake që daton që nga shekulli i parë pas Krishtit është kthyer nga Gjermania në Itali, raporton Anadolu.
Mozaiku që përshkruan një çift të dashuruarish, i ekspozuar në Auditoriumin në Stutgart të Gjermanisë, u kthye në Parkun Arkeoplogjik të Pompeit në Napoli.
Zyrtarët italianë thanë se mozaiku është transferuar në muzeun italian me dërgesë diplomatike të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Stutgart.
Kjo vepër arti i ishte dhuruar një shtetasi gjerman nga një kapiten i Wehrmacht-it përgjegjës për zinxhirin e furnizimit ushtarak në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte kthyer nga trashëgimtarët.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.