Bota

Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut: SHBA-ja ka pritjet e gabuara nga negociatat

Në një deklaratë me shkrim, Yo Jong komentoi pretendimet e zyrtarëve amerikanë se ata presin një përgjigje pozitive nga Koreja e Veriut në lidhje me thirrjen për dialog

Nuri Aydın  | 22.06.2021 - Përdıtësım : 23.06.2021
Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut: SHBA-ja ka pritjet e gabuara nga negociatat

Ankara

Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Yong-un, tha se pritjet nga negociatat do t'i çonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në zhgënjim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Yo Jong komentoi pretendimet e zyrtarëve amerikanë se ata presin një përgjigje pozitive nga Koreja e Veriut në lidhje me thirrjen për dialog.

Ajo tha se porositë nga Koreja e Veriut janë keqkuptuar.

"Një fjalë e urtë e vjetër koreane thotë se gjëja më e rëndësishme për një ëndërr nuk është të ëndërrosh, por ta interpretosh mirë. SHBA-ja duket se interpreton gjithçka në një mënyrë për të ngushëlluar veten", tha Yo Jong.

Javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se vendi duhet të përgatitet edhe për dialogun dhe për konfrontimin me SHBA-në. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve Jake Sullivan tha se është një sinjal interesant për negociatat.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın