Bota

Mosfunksionimi i radarit në aeroportin e Napolit në Itali shkakton anulimin e 45 fluturimeve

Mosfunksionimi i radarit rezultoi në anulimin e 45 fluturimeve, përfshirë 20 mbërritje dhe 25 nisje, ndërsa fluturime të tjera u përballen me vonesa

Necva Taştan Sevinç  | 09.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Mosfunksionimi i radarit në aeroportin e Napolit në Itali shkakton anulimin e 45 fluturimeve

Stamboll

Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa të shumta, transmeton Anadolu.

“Për shkak të një defekti mekanik në sistemin e radarit përgjegjës për zonën e qasjes në Aeroportin Capodichino të Napolit, numri i fluturimeve hyrëse është zvogëluar përkohësisht. Ky vendim u mor thjesht si një masë paraprake dhe synon ruajtjen e standardeve të sigurisë”, tha autoriteti i trafikut ajror të Italisë (ENAV).

Autoriteti i trafikut ajror tha se të gjitha burimet e nevojshme janë mobilizuar për të rivendosur kapacitetin e plotë operacional të aeroportit sa më parë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mosfunksionimi i radarit rezultoi në anulimin e 45 fluturimeve, përfshirë 20 mbërritje dhe 25 nisje, ndërsa fluturime të tjera u përballen me vonesa.

Vonesat në aeroportin ndërkombëtar arritën deri në katër orë, ndërsa teknikët vazhduan përpjekjet për të identifikuar dhe për të zgjidhur problemin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.