Bota

Moldavia synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në deri në fund të vitit

“Qëllimi ynë është shumë i qartë. Ne synojmë t’i hapim të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit”, tha kryeministri Dorin Recean një takimi të Këshillit të Asociimit BE-Moldavi në Bruksel

Melike Pala  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Moldavia synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në deri në fund të vitit

Bruksel

Kryeministri moldav Dorin Recean tha sot se vendi i tij dëshiron të hapë të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2025, raporton Anadolu.

“Qëllimi ynë është shumë i qartë. Ne synojmë t’i hapim të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit”, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi të Këshillit të Asociimit BE-Moldavi në Bruksel.

Recean theksoi se angazhimi i Moldavisë në rrugën evropiane mbështetet nga Kushtetuta dhe nga mbështetja e gjerë publike.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, përshëndeti progresin e Moldavisë në reformat demokratike dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke riafirmuar mbështetjen e BE-së pavarësisht ndërhyrjes ruse.

Komisarja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, konfirmoi se tri raporte skriningu janë ndarë me shtetet anëtare dhe shprehu mbështetje për hapjen e të gjitha grupkapitujve paralelisht deri në fund të vitit.

Të dyja palët shprehën pritje për samitin e parë BE-Moldavi, i caktuar për në korrik. Samiti synon të thellojë bashkëpunimin në energji, shërbime digjitale, arsim dhe lidhshmëri.

Moldavia paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në BE më 3 mars 2022. Ajo zyrtarisht fitoi statusin e kandidatit po atë vit, në muajin qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.