Mogherini: Qëndrimi i BE-së për Kudsin është i qartë
Mogherini: Kudsi është kryeqyteti i dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, me kufijtë e vitit 1967

Bruksel
BRUKSEL (AA) - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, përsëriti pikëpamjen e unionit se Kudsi është "kryeqyteti i dy shteteve" bazuar në kufijtë e vitit 1967, raporton Anadolu Agency (AA).
"Bota e di qëndrimin e BE-së lidhur me Kudsin", tha Mogherini duke folur për gazetarët në prag të samitit të krerëve të BE-së në Bruksel.
"Kryeqyteti i dy shteteve: shtetit të Izraelit dhe shtetit të Palestinës, sipas kufijve të vitit 1967. Ne po punojmë për ta dhënë këtë perspektivë, gjë që do të qëndrojë si pozicioni i BE-së pavarësisht çfarë ndodh", shtoi ajo.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor shpalli njohjen e Kudsit si "kryeqytet i Izraelit" dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës në këtë qytet.
Vendimi i SHBA-ve ka shkaktuar reagime të shumta në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ndërsa në shumë shtete vazhdojnë të organizohen protesta.
Në një samit në Stamboll këtë javë, Organizata e Bashkëpunimit Islam lëshoi një deklaratë përmes së cilës e njohu Kudsin Lindor si kryeqytetin e Palestinës dhe u bëri thirrje pjesës tjetër të botës ta bëjë të njëjtën gjë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.