Moderna njofton se vaksina e saj ruan 93 për qind të efikasitetit edhe 6 muaj pas dozës së dytë
Vaksina Moderna u autorizua për përdorim urgjent tek të rriturit në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2020 dhe që atëherë ka marrë miratimin e përdorimit urgjent ose të kushtëzuar për të rriturit në më shumë se 50 vende

New York
Prodhuesi amerikan i ilaçeve Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit (COVID-19) ruan funksionin mbrojtës me 93 për qind gjashtë muaj pas administrimit të të dyja dozave, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi të kënaqur që vaksina jonë kundër COVID-19 ka treguar efikasitet të qëndrueshëm. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se varianti Delta është një kërcënim domethënës. Pra, ne duhet të jemi vigjilentë”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel.
Bancel deklaroi se vaksina e tyre ende siguron 93 për qind mbrojtje edhe gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë.
Prodhuesi tjetër i vaksinave, Pfizer-BioNTech, bëri një njoftim të ngjashëm javën e kaluar, duke thënë se vaksina e saj vazhdon të jetë 91 për qind mbrojtëse gjashtë muaj pas dozës së dytë.
Vaksina Moderna u autorizua për përdorim urgjent tek të rriturit në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2020 dhe që atëherë ka marrë miratimin e përdorimit urgjent ose të kushtëzuar për të rriturit në më shumë se 50 vende.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.