Bota

Mjeku amerikan me origjinë pakistaneze shëron të plagosurit në Gaza

Mjeku pakistanezo-amerikan, Aizad Dasti po përpiqet të trajtojë palestinezët me burime të kufizuara në spitalin "Nasser" në Khan Younis

Ajdin Aliji  | 04.03.2026 - Përdıtësım : 04.03.2026
Mjeku amerikan me origjinë pakistaneze shëron të plagosurit në Gaza Foto: Doaa Albaz / AA

Gaza

Mjeku pakistanezo-amerikan, Aizad Dasti që shkoi në Gaza pasi sistemi i kujdesit shëndetësor u shemb pas sulmeve izraelite, po përpiqet të trajtojë palestinezët me burime të kufizuara në spitalin "Nasser" në Khan Younis, raporton Anadolu.

Dasti deklaroi se një fëmijë vdiq nga i ftohti ditën e tij të parë në spital dhe se situata humanitare po përkeqësohet çdo ditë në Gaza ku mijëra familje po përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara.

Ai thekson se sistemi i kujdesit shëndetësor ka nevojë urgjente për mbështetje. Mjeku Dasti vazhdon t'u shërbejë të sëmurëve dhe të plagosurve, pavarësisht të gjitha vështirësive në një rajon ku ka një mungesë serioze të furnizimeve mjekësore bazë dhe pajisjeve të ndërhyrjes emergjente.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın