Bota

MIT "neutralizon" një tjetër udhëheqës të lartë të organizatës terroriste YPG/PKK në Siri

Terroristi Fahrettin Tolun, me emrin e koduar Hayri Serhat, ishte me fletë arrest të kuq të Interpolit

Yusuf Soykan Bal  | 23.11.2023 - Përdıtësım : 23.11.2023
MIT "neutralizon" një tjetër udhëheqës të lartë të organizatës terroriste YPG/PKK në Siri

Ankara

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) "neutralizoi" një terrorist të lartë të YPG/PKK-së, i cili ishte përgjegjës për furnizimin me armë të rënda për grupin terrorist, njoftuan burime të inteligjencës, raporton Anadolu.

Fahrettin Tolun, me emrin e koduar Hayri Serhat, u “neutralizua” në rajonin Rmelan në veri të Sirisë, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për mediat.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Sipas burimeve, Tolun ishte në kërkim me fletë arresti të kuq të Interpolit dhe kishte qenë aktiv në furnizimin me armë të rënda për grupet terroriste në Siri, Iran dhe Irak që nga viti 1992.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın