Ministrja kubaneze jep dorëheqjen pasi tha se "nuk ka lypës në vend, por vetëm pretendojnë të jenë"
- Duke folur në Asamblenë Kombëtare, Feito Cabrera tha se nuk kishte lypës në vend dhe se njerëzit që kërkonin nëpër mbeturina maskoheshin si lypës për të "fituar para të lehta"

Ankara
ANKARA (AA) - Ministrja kubaneze e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Marta Elena Feito Cabrera, dha dorëheqjen pas kritikave për deklaratën e saj se nuk kishte lypës në vend, por se vetëm pretendojnë të jenë ashtu, transmeton Anadolu.
Sipas BBC-së, deklaratat e Feito Cabrera-s në fjalimin e saj para Asamblesë Kombëtare, në të cilat ajo tha se nuk kishte lypës në vend dhe se njerëzit që kërkonin nëpër mbeturina "maskoheshin si lypës" për të "fituar para të lehta", shkaktuan zemërimin e shumë njerëzve, veçanërisht të presidentit kuban Miguel Diaz-Canel.
Feito Cabrera dha dorëheqje pas reagimeve të shumta.
Dorëheqja e ministres u pranua nga Partia Komuniste Kubane dhe qeveria.
Në një postim mbi këtë temë nga llogaria X e Zyrës së Presidencës u njoftua se Feito Cabrera i "pranoi gabimet e saj".
Duke folur në Asamblenë Kombëtare, Feito Cabrera tha se nuk kishte lypës në vend dhe se njerëzit që kërkonin nëpër mbeturina maskoheshin si lypës për të "fituar para të lehta".
Pas deklaratave të saj, Feito Cabrera u kritikua në të gjithë vendin dhe u bënë thirrje për dorëheqjen e saj me arsyetimin se ajo kishte "fyer popullin kubanez".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.