Bota

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 47 për qind e të vrarëve në gjenocidin izraelit janë gra dhe fëmijë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza zbuloi se 47 për qind e atyre që u vranë janë fëmijë dhe gra dhe se kjo ishte "dëshmi e qartë" se civilët janë në shënjestër të drejtpërdrejtë

Nour Mahd Ali Abuaisha, Safiye Karabacak  | 29.07.2025 - Përdıtësım : 29.07.2025
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 47 për qind e të vrarëve në gjenocidin izraelit janë gra dhe fëmijë

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se 47 për qind e palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite janë fëmijë dhe gra, gjë që është "dëshmi e qartë" se Izraeli po synon drejtpërdrejt civilët, transmeton Anadolu.

"Numri i të vrarëve nga gjenocidi i vazhdueshëm i Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar 60.034. Nga ata që humbën jetën, 18.592 janë fëmijë dhe 9.782 janë gra", konfirmoi ministria në një njoftim.

Njoftimi, i cili zbuloi se 47 për qind e atyre që humbën jetën janë fëmijë dhe gra, theksoi se kjo ishte "dëshmi e qartë" se civilët janë në shënjestër të drejtpërdrejtë.

Qindra trupa u gjetën nën rrënoja dhe në zona të vështira për t'u arritur për shkak të sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë izraelite, tha njoftimi ndërsa shtoi se janë shënjestruar edhe ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të mbrojtjes civile, si dhe është bërë bllokadë e vazhdueshme mjekësore dhe humanitare.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave humanitare dhe shëndetësore që të ndërmarrin veprime urgjente për të "ndaluar sulmet izraelite dhe për të shpëtuar njerëzit e pafajshëm".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın