Bota

Ministria e Brendshme e Sirisë: YPG/SDF është përgjegjës për lirimin e terroristëve të ISIS-it

"Ministria e Brendshme mban tërësisht përgjegjës YPG/SDF-në për çdo shkelje sigurie, si arratisja ose lirimi i anëtarëve të ISIS-it nga burgjet nën kontrollin e tyre", tha në një deklaratë me shkrim Ministria e Brendshme

Çağrı Koşak  | 19.01.2026 - Përdıtësım : 19.01.2026
Ministria e Brendshme e Sirisë: YPG/SDF është përgjegjës për lirimin e terroristëve të ISIS-it

Stamboll

Ministria e Brendshme e Sirisë njoftoi se grupi terrorist YPG/SDF është përgjegjës për lirimin e terroristëve të ISIS-it (DEASH) nga burgu në qytetin Shaddadi, që ndodhet në provincën Hasakah në verilindje të vendit, transmeton Anadolu.

"Ministria e Brendshme mban tërësisht përgjegjës YPG/SDF-në për çdo shkelje sigurie, si arratisja ose lirimi i anëtarëve të ISIS-it nga burgjet nën kontrollin e tyre, dhe i konsideron këto veprime si shkelje serioze të sigurisë që kërcënon sigurinë e Sirisë, rajonale dhe ndërkombëtare", tha në një deklaratë me shkrim Ministria e Brendshme.

Ministria shtoi se çështja e të burgosurve të ISIS-it është prezantuar në mënyrë mashtruese në media dhe është përdorur për qëllime politike nga YPG/SDF. "Siguria e qytetarëve, ruajtja e paqes shoqërore dhe parandalimi i rikthimit të terrorizmit janë prioriteti më i lartë kombëtar", tha ministria.

Ministria e Brendshme bëri të ditur gjithashtu se është plotësisht e gatshme të marrë nën menaxhim dhe siguri burgjet ku mbahen anëtarët e ISIS-it në provincën Hasakah, sipas standardeve të pranuara ndërkombëtarisht.

Ushtria siriane kishte njoftuar më parë se për të marrë kontrollin e burgut në Shaddadi, forcat siriane kishin komunikuar me YPG/SDF përmes ndërmjetësve, por grupi terrorist e "refuzoi" këtë dhe lirimi i terroristëve të ISIS-it nga burgu u krye nga YPG/SDF.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın