Bota

Ministri ukrainas: Kemi arritur një marrëveshje me Rusinë në Stamboll për shkëmbimin e 1.000 personave

"Kolegët tanë janë në kontakt dhe do të shkëmbejmë të gjitha dokumentet. Tani duhet të shkëmbejmë pengjet. Së shpejti do t'ju njoftojmë se cila është faza tjetër", shtoi ai

Büşranur Keskinkılıç, Sümeyye Dilara Dinçer  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 16.05.2025
Ministri ukrainas: Kemi arritur një marrëveshje me Rusinë në Stamboll për shkëmbimin e 1.000 personave Foto: Arif Hüdaverdi Yaman/AA

Ankara

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka bërë të ditur se në bisedimet në Stamboll është arritur një marrëveshje me Rusinë për shkëmbimin e 1.000 personave, raporton Anadolu.

Umerov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë të mbajtur në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe në Stamboll në kuadër të negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ai njoftoi se në takim u diskutuan çështjet e armëpushimit, shkëmbimit të pengjeve dhe një takim i mundshëm në nivelin e udhëheqësve.

"Ne kemi arritur një marrëveshje (me Rusinë) për shkëmbimin e 1,000 personave", tha ai.

Ministri ukrainas tha se ata po punojnë gjithashtu mbi modalitete të ndryshme.

"Kolegët tanë janë në kontakt dhe do të shkëmbejmë të gjitha dokumentet. Tani duhet të shkëmbejmë pengjet. Së shpejti do t'ju njoftojmë se cila është faza tjetër", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın