Bota

Ministri turk i Tregtisë: Korridori tranzit Turqi-Siri do të hapet vitin e ardhshëm

Korridori i ri do t'u mundësojë kamionëve turq të arrijnë në Jordani dhe vendet e Gjirit me rrugë tokësore, tha Omer Bolat.

Turgut Alp Boyraz, Laith Al-jnaidi, Ali Makram Ghareeb  | 30.10.2025 - Përdıtësım : 30.10.2025
Ministri turk i Tregtisë: Korridori tranzit Turqi-Siri do të hapet vitin e ardhshëm

Amman

AL-SALT (AA) - Korridori tranzit midis Turqisë dhe Sirisë do t’u mundësojë kamionëve turq të arrijnë Jordani dhe vendet e Gjirit Persik me rrugë tokësore kur të jetë plotësisht funksional vitin e ardhshëm, pas zgjidhjes së çështjeve si vizat dhe rehabilitimi i rrugëve në Siri, tha ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, për Anadolu.

Bolat deklaroi se kamionët turq mund të udhëtojnë përmes Sirisë drejt Jordanit dhe Gjirit që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje në qershor, por ende po punohet për çështje si rregulloret doganore brenda Sirisë, rehabilitimi i rrugëve dhe rregullat e vizave.

Ai vuri në dukje se nënshkrimi i marrëveshjes për këtë rrugë mes ministrave të transportit të Turqisë dhe Sirisë krijoi entuziazëm në Jordani. “Pasi kjo rrugë shtrihet nga Turqia drejt Evropës përmes Jordanisë dhe Sirisë, ajo është kyçe për tregtinë dhe transportin”, tha ai.

“Sa më shpejt që të rivitalizojmë këto zona me rrugë dhe hekurudha, tregtia dhe prosperiteti do të rriten shpejt”, shtoi ai.

Ndërkaq, Bolat theksoi se Turqia dhe Jordania duan të riparojnë dhe rinovojnë hekurudhën e Hixhazit me koordinim mes dy vendeve. “Shpresojmë që hekurudha historike e Hixhazit të jetë funksionale”, tha ai, duke shtuar se kjo do të nxisë transportin e mallrave dhe pasagjerëve.

Ai deklaroi se raundi i parë i takimeve për Komisionin e Përbashkët Ekonomik Turqi–Jordani (JEC) përfundoi të mërkurën dhe të dy palët nënshkruan një memorandum që përcakton punën që vendet do të bëjnë së bashku në tregti, industri, bujqësi, shërbime, turizëm, kulturë dhe më shumë.

“Marrëveshja që nënshkruam sot vendos një plan për marrëveshjet, aktivitetet dhe programet e ardhshme që do të kryejmë”, shtoi ai.

“Tregtia e ndërsjellë midis Turqisë dhe Jordanit arriti 1,1 miliard dollarë në 2024 dhe ka kaluar 1,4 miliard dollarë deri më tani këtë vit, ndërsa shpresojmë që të kalojë mbi 1,6 miliard dollarë deri në fund të vitit”, shtoi Bolat.

Ai theksoi se biznesmenët dhe kontraktorët turq duhet të marrin pjesë në projektet e zhvillimit të infrastrukturës në vlerë 15 miliardë dollarë që do të nisin në Jordani vitin e ardhshëm, të cilat përfshijnë një projekt të madh ujor dhe ndërtime hekurudhore.

“Deri më tani, kontraktorët turq kanë përfunduar 60 projekte me vlerë 2,3 miliardë dollarë,” tha ai, duke shtuar se “Sa më shumë që rritet tregtia jonë, aq më shumë rriten edhe investimet tona”.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın