Politikë, Bota

Ministri sirian i Mbrojtjes: Fundi i luftës dhe heqja e sanksioneve, arritjet kryesore të vitit të kaluar

“Viti i kaluar ishte i rëndësishëm për Sirinë. Shënoi fundin e luftës që zgjati 14 vjet dhe fundin e regjimit të mëparshëm. Suksesi më i rëndësishëm që kemi arritur është heqja e sanksioneve kundër Sirisë”, tha kryediplomati i Sirisë

Elena Teslova  | 24.12.2025 - Përdıtësım : 24.12.2025
Ministri sirian i Mbrojtjes: Fundi i luftës dhe heqja e sanksioneve, arritjet kryesore të vitit të kaluar

Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë, Asaad al-Shaibani, ka theksuar dy arritje kyçe për Sirinë gjatë vitit të kaluar, përkatësisht përfundimin e konfliktit të gjatë dhe heqjen pasuese të sanksioneve ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Duke folur në një takim në Moskë me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, Shaibani theksoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Sirisë po hyjnë në një fazë të avancuar në zhvillim.

“Viti i kaluar ishte i rëndësishëm për Sirinë. Para së gjithash, ky vit shënoi fundin e luftës që zgjati 14 vjet dhe fundin e regjimit të mëparshëm. Suksesi më i rëndësishëm që kemi arritur gjatë vitit të kaluar është heqja e sanksioneve kundër Sirisë”, tha Shaibani.

Ai theksoi se fokusi aktual i qeverisë tranzitore përqendrohet në rindërtimin e vendit pas konfliktit dhe në nxitjen e një ekuilibri diplomatik në çështjet globale.

“Rreth një çerek milionë shtëpi banimi dhe 4 milionë ndërtesa banimi janë shkatërruar në Siri”, tha Shaibani.

Ai shtoi se ka ende shumë persona të zhvendosur që jetojnë në vendbanime me tenda në rajonet veriore dhe verilindore, shumë prej të cilëve kanë dëshirë të kthehen sapo të krijohet kushte të përshtatshme për jetesë.

Ai po ashtu theksoi se afër 259 mijë persona mbeten të zhdukur si pasojë e veprimeve të autoriteteve të mëparshme.

Sipas ministrit sirian, adresimi i këtyre sfidave përbën prioritetin absolut në fazat fillestare të periudhës së tranzicionit të Sirisë.

“Gjatë vitit të kaluar kemi arritur gjithashtu të ndalim përhapjen e drogës dhe tani po përpiqemi të tërheqim investime në ekonominë siriane për të krijuar vende pune, çka është gjithashtu një nga temat e bashkëpunimit tonë dypalësh”, tha Shaibani.

Lavrov përshëndeti homologun e tij sirian, i cili dje po ashtu u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së dialogut të vazhdueshëm midis dy vendeve.

“E di që dje keni pasur një takim shumë të mirë me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë të cilit keni diskutuar çështje dypalëshe, situatën në rajon dhe detyra praktike për të siguruar çështjen kyçe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe të Sirisë”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus e ftoi kryediplomatin sirian që ta shfrytëzojë takimin e sotëm për të shqyrtuar mundësi për forcimin e bashkëpunimit në fronte të ndryshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.