Bota

Ministri palestinez me mesazh rreth "Përgatitjes për negociata me Izraelin"

Gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm izraelit, ministri palestinez tha se ata diskutuan për dhunën kundër palestinezëve, veçanërisht nga kolonët ilegalë hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar

Enes Canlı  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
Ministri palestinez me mesazh rreth "Përgatitjes për negociata me Izraelin"

Kuds

Ministri palestinez i Çështjeve Civile, Hussein al-Sheikh, përgjegjës për marrëdhëniet midis Izraelit dhe Palestinës tha se ata janë "të gatshëm të vazhdojnë negociatat midis Izraelit dhe Palestinës në të ardhmen", transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vlerësuar takimin e tij me ministrin e Jashtëm izraelit, Yair Lapid të dielën, më 23 janar, Sheikh për faqen izraelite të lajmeve "Walla" deklaroi se takimi ishte në një atmosferë "pozitive" dhe hapi rrugën për kontakte të mëtejshme midis dy palëve.

"Ne duam që kjo derë të mbetet e hapur për të vazhduar negociatat midis dy palëve (Izrael-Palestinë) në të ardhmen", tha Sheikh.

Duke theksuar se gjatë takimit, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas përcolli mesazhin se "beson se një zgjidhje politike do të arrihet si rezultat i negociatave".

"Ia theksova Lapidit rëndësinë e përcaktimit të një horizonti politik mes nesh dhe izraelitëve. Ne po diskutojmë sigurinë, ekonominë, çështjet qytetare, por të gjitha këto duhet t'i vendosim nën një ombrellë politike. Përndryshe, situata do të bëhet e vështirë", tha Sheikh.

Sheikh tha se Lapid e informoi atë se kryeministri izraelit Naftali Bennett ishte në dijeni të takimit dhe se ata ishin "të gatshëm të fillonin negociatat me Izraelin në të ardhmen".

- Dhuna e kolonëve dhe çështja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm izraelit, ministri palestinez deklaroi se ata diskutuan për dhunën kundër palestinezëve, veçanërisht nga kolonët ilegalë hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe se Lapid ngriti çështjen e ankesës së Palestinës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për shkak të pushtimit.

Palestinezët duan krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet. Nga ana tjetër, administrata e Tel Avivit e kundërshton këtë kërkesë, duke argumentuar se "I gjithë Kudsi është kryeqytet i Izraelit".

Bisedimet e paqes midis Izraelit dhe Palestinës ngecën në prill të vitit 2014 sepse Izraeli "nuk i pranon kufijtë e vitit 1967, nuk njeh të drejtën e kthimit për palestinezët që i nënshtrohen migrimit të detyruar dhe nuk i jep fund ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme hebreje".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın