Bota

"Ministri izraelit i Mbrojtjes u takua fshehurazi me Mbretin e Jordanit"

Autoritetet jordaneze ende nuk kanë komentuar mbi raportimin e mediave izraelite

Ekip  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
"Ministri izraelit i Mbrojtjes u takua fshehurazi me Mbretin e Jordanit"

Kuds

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz u takua fshehurazi me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, shkroi gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth", transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja theksoi se takimi u zhvillua në Jordan, duke mos specifikuar datën e saktë të takimit.

Gantz, i cili udhëheq partinë "Kaltër e Bardhë" në zgjedhjet e ardhshme në Izrael, u tha anëtarëve të partisë së tij më parë se ai po zhvillonte takime të fshehta me zyrtarë të lartë jordanezë.

Gantz gjithashtu kritikoi marrëdhëniet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me Amanin, duke e akuzuar atë për dëmtimin e marrëdhënieve të Izraelit me Jordaninë.

“Unë mendoj se Jordania është një aset i madh për Izraelin dhe mendoj se marrëdhëniet tona me Jordaninë mund të jenë një mijë herë më të mira. Fatkeqësisht, Netanyahu është një figurë e padëshiruar në Jordan dhe prania e tij dëmton marrëdhëniet e të dy vendeve", tha Gantz.

Autoritetet jordaneze ende nuk kanë komentuar mbi raportimin e mediave izraelite.

Sipas të përditshmes izraelite, ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi gjithashtu u takua dy herë me homologun e tij jordanez Ayman al-Safadi në muajt e fundit dhe diskutoi mbi projektet e mundshme të përbashkëta.

Jordania ndan vijën kufitare më të gjatë me Izraelin. Dy vendet nënshkruan një marrëveshje paqeje në vitin 1994, kur Jordania u bë vendi i dytë arab që vendosi lidhje zyrtare me Izraelin pas Egjiptit, i cili nënshkroi marrëveshjen e tij të paqes me Izraelin në vitin 1979.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın