Bota

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit "do të përshkallëzohen ndjeshëm" këtë javë

“Këtë javë, intensiteti i sulmeve të kryera nga ushtria izraelite dhe ushtria amerikane kundër regjimit iranian dhe infrastrukturës mbi të cilën ai mbështetet do të përshkallëzohet ndjeshëm”, ka thënë Israel Katz.

Rania R.a. Abushamala  | 21.03.2026 - Përdıtësım : 21.03.2026
Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit "do të përshkallëzohen ndjeshëm" këtë javë

Stamboll

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se sulmet ushtarake të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të “përshkallëzohen ndjeshëm” këtë javë, raportoi gazeta izraelite Yedioth Ahronoth, transmeton Anadolu.

“Këtë javë, intensiteti i sulmeve të kryera nga ushtria izraelite dhe ushtria amerikane kundër regjimit iranian dhe infrastrukturës mbi të cilën ai mbështetet do të përshkallëzohet ndjeshëm”, ka thënë Katz gjatë një vlerësimi të situatës.

“Nuk do të ndalemi derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës”, ka shtuar ai.

Sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit filluan më 28 shkurt, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme të përsëritura me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın