Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon se do të kryejnë sulme të dhunshme ndaj Gazës

Katz tha se ushtria izraelite dje ka shkatërruar plotësisht 50 ndërtesa dhe pjesërisht 100 të tjera në Qytetin e Gazës, ndërsa ka bërë përgatitje që të zgjerojë sulmet e saj.

Faruk Hanedar  | 08.09.2025 - Përdıtësım : 08.09.2025
Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon se do të kryejnë sulme të dhunshme ndaj Gazës Foto: AA/Arkiv

Kuds

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, deklaroi se ushtria izraelite është përgatitur të zgjerojë sulmet e saj ndaj Qytetit të Gazës dhe kërcënoi se edhe sot do të kryejnë sulme të dhunshme ndaj qytetit, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Katz tha se ata do të kryejnë sulme të reja ndaj ndërtesave të larta dhe strukturave të tjera në Gaza.

Duke kërkuar që Hamasi të dorëzojë pengjet izraelite dhe armët, Katz kërcënoi se: "Përndryshe Gaza dhe ju do të shkatërroheni".

Katz tha se ushtria izraelite dje ka shkatërruar plotësisht 50 ndërtesa dhe pjesërisht 100 të tjera në Qytetin e Gazës, ndërsa ka bërë përgatitje që të zgjerojë sulmet e saj.

Izraeli vendosi të pushtojë Qytetin e Gazës

Kabineti izraelit i Sigurisë më 8 gusht miratoi planin për të pushtuar Qytetin e Gazës në pjesën veriore të rajonit.

Sipas planit, afërsisht 1 milion palestinezë do të zhvendoseshin në jug në fazën e parë, qyteti do të rrethohej dhe pas sulmeve intensive, do të pushtohej.

Ndërsa në fazën e dytë parashikohet pushtimi i kampeve të refugjatëve në qendrën e qytetit të Gazës, kryesisht të rrënuar.

Shënjestrohen qëllimisht ndërtesa shumëkatëshe

Si pjesë e planit të tij për të pushtuar Qytetin e Gazës, Izraeli në tre ditët e fundit ka shkatërruar ndërtesa palestineze, kryesisht ndërtesa shumëkatëshe. Në këtë kontekst, u hodhën në erë më 5 shtator ndërtesa shumëkatëshe e quajtur "Mushtaha", më 6 shtator ndërtesa "Al-Susi" dhe dje ndërtesa "Ar-Ru'ya".

Sulmet ndaj këtyre ndërtesave shumëkatëshe, ku jetojnë qindra palestinezë, po dëmtojnë gjithashtu tendat dhe ndërtesat përreth. Kjo është një përpjekje për t'i shtyrë palestinezët drejt jugut.

Në një deklaratë në mbledhjen javore të kabinetit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ata do të intensifikojnë sulmet e tyre për të pushtuar Qytetin e Gazës, duke zhvendosur me forcë 100.000 palestinezë nga qyteti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın